Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin fatal që ndodhi në fshatin Mleqan të Malishevës. Një veturë goditi për vdekje një këmbësor gjatë së shtunës.
Viktimë e këtij aksidenti është 72-vjeçari Haki Fazli Gashi, i cili ka ndërruar jetë në pasojë të lëndimeve të marra.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klankosova.tv, ngjarja ndodhi në një rrugë të ngushtë, pa dalje, në këtë fshat.
Burime të këtij portali kanë deklaruar se shoferi i kamionetës, që është nga Shqipëria dhe merret me mbledhjen e hekurishteve, dyshohet se nuk e ka parë viktimën në momentin e goditjes.
Varrimi i të ndjerit do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Mleqan.



















You must be logged in to post a comment Login