Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkon në 40 numri i të vdekurve nga moti ekstrem në Francë

Shkon në 40 numri i të vdekurve nga moti ekstrem në Francë

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka njoftuar se 40 persona kanë humbur jetën nga mbytja që nga fillimi i valës së nxehtit të enjten e kaluar.

Gjatë një mbledhjeje urgjente me ministrat, ai theksoi se në shumicën e rasteve, viktimat janë të rinj. Lecornu e cilësoi këtë situatë si “viktimat e para të krizës me të cilën po përballemi”.

Ky bilanc tragjik lidhet ngushtë me temperaturat e larta që kanë prekur Francën. Shumë individë kanë kërkuar freski në lumenj, liqene dhe në zona të tjera ujore, shpesh pa e vlerësuar rrezikun e mbytjes. Autoritetet franceze kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe të vapës ekstreme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement