Slaven Biliq ka rikthyer në stolin e trajnerit të kombëtares së Kroacisë, pas largimit të Zlatko Daliq.
Ky emërim vjen si rezultat i periudhës pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës. Biliq, i cili ka drejtuar më parë këtë kombëtare, ka një përvojë të gjatë në drejtimin e skuadrave në Premier League.
Pas një periudhe gati dy dekadash, ai ka shprehur besim të plotë në lojtarët e tij. Në prezantimin e tij, ai theksoi se një nga objektivat e tij kryesor është që të mbajë Kroacinë në mesin e elitës së futbollit botëror.
“Kam besim të plotë te lojtarët tanë dhe është përgjegjësia ime të sjell energji, ambicie dhe vendosmëri, në mënyrë që Kroacia të mbetet mes elitës së futbollit. Jam vërtet i lumtur që nis këtë sfidë dhe ndihem plotësisht i përgatitur për të – si një trajner më i pjekur dhe më me përvojë sesa në vitin 2006, por me të njëjtin motivim dhe dëshirë për ta parë Kroacinë të fuqishme, të guximshme dhe të suksesshme,” tha Biliq pas emërimit të tij.
Më herët, Daliq u largua nga kombëtarja pas një performancë zhgënjyese në turneun botëror.
Be the first to comment