Një 54-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka shkaktuar shkrepje të pavullnetshme me armë zjarri në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Sipas njoftimit të Policisë, personi me inicialet G. N. kishte shkuar në spital për të marrë mjekim për probleme shëndetësore. Gjatë qëndrimit të tij, dyshohet se nga çanta e krahut i ka rënë një armë zjarri, e cila dyshohet se është pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje aksidentale.
Në vazhdën e hetimeve, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, 18 vjeç, i cili dyshohet se ka fshehur armën me qëllim pengimin e zbardhjes së së vërtetës.
Gjithashtu, një punonjës i Spitalit Rajonal të Lezhës, i identifikuar si A. V., 54 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ai dyshohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.



















You must be logged in to post a comment Login