Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt.
Sipas informacioneve nga Top Channel, 75-vjeçari nga Tirana kishte shkuar për pushime me familjen e tij. Rreth orës 11:30, pasi kishte hyrë në det, ai është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat.
Pushuesit dhe familjarët e tij kanë vepruar shpejt, duke e nxjerrë menjëherë në breg dhe kërkuar ndihmë. Ambulanca e Orikumit ka mbërritur në vendngjarje, ku personeli mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë.
Sipas informatave paraprake, dyshohet se infarkti kardiak ka qenë shkaku i vdekjes. Pritet që autoritetet përkatëse të konfirmojnë rrethanat e plota të ngjarjes.



















You must be logged in to post a comment Login