Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Shkoi në shtëpi, mori armën dhe shtiu 9 herë ndaj viktimës”, si ndodhi plagosja në Pejë? (VIDEO)

“Shkoi në shtëpi, mori armën dhe shtiu 9 herë ndaj viktimës”, si ndodhi plagosja në Pejë? (VIDEO)

Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur nga pesë plumba mbrëmjen e së hënës në qytetin e Pejës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:36, kur një i dyshuar 29-vjeçar qëlloi në drejtim të tij.

Pas disa orësh arratie, i dyshuari u vetëdorëzua në polici. Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, ka sjellë detajet më të fundit rreth këtij incidenti.

Gashi raportoi se i plagosuri mori trajtimet e nevojshme fillimisht në Spitalin e Pejës dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo theksoi se viktima u qëllua me nëntë plumba, por fatmirësisht arriti të shpëtojë nga tentativa për vrasje.

<

Sipas burimeve të saj, ngjarja nisi pasi vëllai i viktimës kishte provokuar një sherr. Për pasojë, viktima e goditi të dyshuarin, i cili më vonë shkoi në shtëpi për të marrë armën, ktheu te parkingu dhe qëlloi drejt tij. Aktualisht, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement