Policia e Kosovës ka arrestuar një individ në Pejë, duke e dyshuar për shkaktim dhune në familje.
Sipas raportit policor, i dyshuari, një mashkull kosovar, është dërguar në stacionin e policisë për të dhënë informacion në lidhje me rastin, që përfshin anëtarë të familjes, raporton Klankosova.tv.
Pas konsultimeve me prokurorin përkatës dhe përfundimit të intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
Raporti i Policisë thekson: “I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartpërmendur ndaj viktimave kosovarë. Pas konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.”



















You must be logged in to post a comment Login