Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Lin në Shqipëri. Qytetari shqiptar, Aleksandër Koçeku, raportohet se u vra si rezultat i hakmarrjes me 25 plumba automatiku.
Vrasja është kryer në një pjesë rrugore me lëvizje të pakta automjetesh dhe pa kamera sigurie. Ky vend, sipas rrethanave që janë bërë të njohura deri më tani, duket se ishte zgjedhur nga autorët me kujdes për të minimizuar rrezikun e dështimit të atentatit.
Hetimet e para janë përqendruar në pistën e gjakmarrjes, ndërsa familjarët e viktimës kanë deklaruar se ai ka jetuar nën kërcënimin e hakmarrjes që nga viti 2017.
Koçeku u gjet i pajetë brenda automjetit të tij nga një kalimtar i rastit, i cili njoftoi menjëherë policinë.
Gjithashtu, Aleksandër Koçeku ishte nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës për një çështje tjetër, lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit Pavlin Preka. Afatet e hetimit për këtë rast ishin zgjeruar disa ditë më parë.
Be the first to comment