Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si rezultat i reshjeve rekord të shiut që kanë goditur Japoninë lindore. Mijëra njerëz janë bllokuar në aeroportin Narita të Tokios për shkak të kushteve të këqija.
Në prefekturën Chiba, shirat, të cilët janë cilësuar nga autoritetet si “të paprecedentë”, kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 20 mijë familje.
Në një reagim të menjëhershëm, autoritetet lokale shpallën të enjten një paralajmërim emergjence të nivelit pesë, që përfaqëson alarmi më të lartë. Ky nivel më pas u ul në katër deri të premten në mëngjes, por autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqe të mundshme nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.
Përmbytjet erdhën pas një serie stuhish që preku Japoninë dhe vendet fqinje gjatë kësaj jave, në atë që meteorologët e parashikojnë si një sezon jashtëzakonisht aktiv të tajfunëve.



















You must be logged in to post a comment Login