Dhurimi i spermës është një proces i rëndësishëm për individët dhe çiftet që përballen me vështirësi në konceptimin natyral të fëmijëve. Ky program ofron mundësi financiare për donatorët, duke i inkurajuar ata të kontribuojnë në këtë proces.
Sipas Donatesperm.com, donatorët e spermës në mbarë botën mund të përfitojnë deri në 1,400 dollarë në muaj. Përveç kësaj, ata mund të marrin edhe 300 dollarë shtesë për çdo rast të suksesshëm, varësisht nga numri i vizitave dhe angazhimit në program.
Gjatë procesit të përzgjedhjes, kandidatët për donatorë mund të marrin një bonus pas pranimit në program. Pagesat bëhen zakonisht përmes çekut ose formave të tjera të rimbursimit.
Donatorët zakonisht kërkohet të paraqiten në klinikë të paktën dy herë në javë për një periudhë prej gjashtë muajsh. Shuma totale që ata mund të fitojnë varet nga numri i dhurimeve dhe cilësia e tyre.
Megjithatë, për shumë nga ata që vendosin të dhurojnë spermë, motivi kryesor mbetet dëshira për të ndihmuar çiftet që dëshirojnë të ndërtuan një familje.
Një rast interesant është ai i Xhuliana Nurës, ish-banorja e BBVK-së, e cila ka ndjekur trajtime IVF (fertilizim in vitro) për të realizuar ëndrrën e saj për t’u bërë nënë.



















You must be logged in to post a comment Login