Influencuerja turke, Fatma Soydas, e njohur në mediat sociale për paraqitjen e saj me shami, është arrestuar në Turqi. Arrestimi erdhi pas një ndjekjeje penale nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë për postimet e saj në TikTok dhe Instagram.
Soydas përballet me akuza për “fyerjen publike të vlerave fetare” dhe “publikimin e materialeve të pahijshme”. Ajo është aktive në rrjetet sociale nën emrin e përdoruesit “fffatmaase_”. Pas arrestimit, ajo u dërgua në gjykatë, ku u vendos që të mbetet në paraburgim.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë ka hapur një hetim për postimet e Soydas, duke vlerësuar se përmbajtja e saj mund të përbërë një vepër penale sipas Nenit 216/3 të Kodit Penal Turk. Autoritetet e gjetën atë në Stamboll dhe lëshuan një urdhër arresti, duke nënvizuar se hetimi vazhdon.
Së fundmi, Gjykata e 5-të e Paqes e Ankarasë ka urdhëruar bllokimin e aksesit në llogaritë e rrjeteve sociale që përmbanin postimet kontroverse. Këshilltari presidencial turk, Oktay Saral, ka arsyetuar masat e autoriteteve, duke theksuar se ato ishin të justifikuara në mbrojtje të vlerave fetare.
“Mindsetet devijante që përpiqen të promovojnë fyerje ndaj besimit tonë nuk do të kenë liri në Turqi”, u shpreh Saral.
Fatma Soydas ka shkaktuar debate për disa nga postimet e saj, të cilat ajo i ka përshkruar si “të inskenuara” dhe fryt i inteligjencës artificiale. Autoritetet ende nuk kanë specifikuar se cili postim ka shkaktuar ndjekjen penale, megjithatë, disa fotografi, si ato ku ajo puth një tjetër influencuese apo ku ekspozon këmbët, duket se janë konsideruar “prova e krimit” nga autoritetet turke.
Be the first to comment