Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e lodrave në Shëngjin.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar një person dhe po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e konfliktit. Në vendin e ngjarjes është gjetur gjithashtu pistoleta zhurmuese, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.
Sipas njoftimeve, rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes dy shtetasve, ku u plagos M. P. ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë arritën në vendngjarje, ku ndaluan autorin e dyshuar, A. Ll. G. Gjatë hetimeve fillestare, një armë sportive zhurmuese është sekuestruar si provë materiale, e cila dyshohet se ishte në zotërim të tij.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për të sqaruar dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.
Be the first to comment