Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

Një shtëpi është shembur rreth mesditës së sotme në rrugën “A” në Prishtinë, duke shkaktuar mobilizimin e Policisë së Kosovës. Menjëherë pas ngjarjes, forcat policore kanë arritur në vendin e incidentit dhe kanë rrethuar zonën.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit, për Klankosova.tv. Ai tha se rreth orës 12:00, policia mori lajm për shembjen e shtëpisë dhe menjëherë dërgoi njësitet e saj në vendin e ngjarjes për të siguruar perimetrin.

Pllana theksoi se po ndërmerren veprimet e nevojshme dhe se çdo masë e mëtejshme do të realizohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

<

Policia ende nuk ka dhënë informacione nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij incidenti, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten nën hetim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement