Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një seri sulmesh të reja ndaj Iranit, siç ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Operacioni ka filluar në orën 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së. Qëllimi i këtyre sulmeve është dobësimi i kapaciteteve iraniane për të sulmuar marinarët civilë dhe anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Në reagimin e publikuar në platformën X, CENTCOM shpjegoi se këto veprime janë urdhëruar nga presidenti Donald Trump. Qëllimi është mbajtja e forcat iraniane përgjegjëse për veprimet e tyre.
Autoritetet iraniane ende nuk kanë ofruar një reagim zyrtar në lidhje me këto sulme.



















You must be logged in to post a comment Login