Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar ndarjen e mbi 300 milionë dollarëve ndihmë për Venezuelën, e cila ka përjetuar tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se kjo paketë ndihmese do të ndihmojë në përballimin e emergjencës humanitare në vend. Ndihma do të përfshijë kujdesin mjekësor, ndihmën ushqimore, furnizimin me ujë të pijshëm dhe sistemet e kanalizimeve, si dhe sigurimin e strehimit, mbrojtjes dhe mbështetjes logjistike.
Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit theksoi se këto fonde do të ofrojnë kujdes mjekësor emergjent, ndihmë ushqimore, ujë dhe kanalizime, strehim, mbrojtje dhe logjistikë.
Për më tepër, Shtetet e Bashkuara kanë rihapur Aeroportin Ndërkombëtar “Simon Bolivar” në Karakas, me qëllimin e lehtësimit të operacioneve ndërkombëtare të ndihmës dhe shpërndarjes së saj në zonat e prekura.
Be the first to comment