Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shala: Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim, kriza mund ta çojë vendin në zgjedhje (VIDEO)

Shala: Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim, kriza mund ta çojë vendin në zgjedhje (VIDEO)

Opinionisti Azren Shala ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ruajtur të njëjtën qasje politike pas zgjedhjeve të fundit.

Sipas tij, diskursi dhe qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar. Ai vazhdon të mbështetet në pretendimin se ka të drejtë të qeverisë për shkak të numrit të votave që ka marrë.

“Ky nuk po tregon shenja të ndryshimi. Ai ka diskursin dhe qëndrimin e njëjtë. Unë i kam marrë votat për qeveri, dhe arsyetimi i tij është legjitim. E drejta është në kuptimin e numrave. Çfarë do t’i bëj atyre votave që i kam marrë për të qeverisur?”, tha Shala.

<

Gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, ai paralajmëroi se, nëse Kurti vazhdon me këtë qasje dhe PDK-ja përjashtohet nga zgjidhja e krizës për presidentin, atëherë vendi mund të shkojë për së dyti në zgjedhje.

“Po të vazhdojë kjo tendencë që përjashton PDK-në nga mundësitë për zgjidhjen e krizës, atëherë procesi do të bëhet shumë i vështirë. Kjo, pa dyshim, do të na çojë në zgjedhje”, theksoi Shala.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement