Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shala: Kosova duhet ta rishikojë qasjen ndaj NATO-s (VIDEO)

Shala: Kosova duhet ta rishikojë qasjen ndaj NATO-s (VIDEO)

Eksperti ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, Berat Shala, i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, shprehu mendimin se plani NATO 3.0 nuk e vështirëson anëtarësimin e Kosovës në këtë aleancë. Megjithatë, ai theksoi se aktualisht, NATO nuk ka në plan të zgjerimit të mëtutjeshëm.

Sipas Shalës, Kosova duhet të fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Ai sqaroi se, gjatë diskutimeve në Ankara, nuk u konfirmua ndonjë zgjerim i NATO-s, që tregon se procesi i zgjerimit është aktualisht i ndalur.

“Në këtë kontekst, duhet të merret parasysh rrugëtimi që çdo shtet duhet të ndjekë për anëtarësim. Kosova përballet me disa pengesa, përfshirë pesë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj. Ky është një barrierë që duhet të kalojmë. Po ashtu, duhet të fokusohemi në aspektet institucionale që kërkojnë kohë për t’u ndërtuar,” tha Shala.

<

Ai theksoi se angazhimi i Kosovës në krijimin e institucioneve dhe të kapaciteteve mbrojtëse është thelbësor, për t’u bërë një partner i besueshëm për NATO-n kur të arrijë koha e anëtarësimit.

“Ne duhet të përmbushim detyrat tona si shtet, për të krijuar institucionet dhe rezilencën që na nevojitet. Synimi ynë duhet të jetë të ofrojmë kapacitete të vlefshme, në vend që të bëhemi një barrë për NATO-n,” shtoi ai.

Shala përfundoi duke theksuar rëndësinë e rishikimit të qasjes së Kosovës ndaj NATO-s. Ai sugjeroi gjithashtu që vendi të përqendrohet në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Turqinë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement