Ylli botëror i muzikës, Shakira, ka rikthyer vëmendjen e mediave pas një takimi të papritur në Los Angeles. Këngëtarja e njohur u pa në shoqërinë e avokatit Manuel Garcia-Rulfo, i njohur si “Avokati Lincoln”.
Lajmi u përhap menjëherë në rrjetet sociale, ku përdoruesit ndanë dëshmi nga vendngjarja, duke njoftuar se “Shakira dhe avokati i ‘The Lincoln Lawyer’ janë parë së bashku në Sunset Tower Hotel.”
Pas divorcit të bujshëm nga futbollisti Gerard Pique, me të cilin ka dy fëmijë, duket se Shakira mund të ketë gjetur sërish dashurinë. Ky takim ka nxitur thashetheme mes fansave dhe mediave, të cilët sugjerojnë se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë.
Mbetet të shihet nëse ky takim shënon fillimin e një romance të re publike për këngëtaren, apo është vetëm një takim i rastësishëm në ambientet ekskluzive të Hollivudit.
Be the first to comment