Shakira ishte një nga protagonistet kryesore të finales së Kupës së Botës 2026, përmes një këngë fantastike dhe një veshjeje unike. Performanca e saj u zhvillua në stadiumin New York New Jersey, më 19 korrik.
Këngëtarja kolumbiane zgjodhi një kostum të veçantë të realizuar nga shtëpia e modës Roberto Cavalli, i dizajnuar nga drejtori artistik Fausto Puglisi. Veshja ishte e mbuluar me më shumë se 200 mijë kristale Swarovski dhe për të krijuar këtë pamje elegante u deshën rreth 120 orë punë dhe më shumë se dy javë përgatitje.
Kostumi përfshinte një trupore me kristale dhe një fund me thekë në nuanca të verdhës dhe rozës. Ky dizajn ishte frymëzuar nga modeli “Ray of Sunset”, duke bërë një referencë ndaj krijimit të njohur “Ray of Gold” nga Roberto Cavalli.
Gjatë shfaqjes, Shakirës iu bashkuan 34 valltarë që mbanin gjithashtu veshje nga Roberto Cavalli, të cilat ishin të inspiruara nga ngjyrat e perëndimit të diellit. Ajo performoi të këngën “Dai Dai” së bashku me Burna Boy, kënga zyrtare e Kupës së Botës 2026.
Programi muzikor, që zgjati 11 minuta, përfshiu edhe performanca të artistëve të tjerë të njohur si Madonna, BTS dhe Justin Bieber. Produksioni i mrekullueshëm u kurua nga Chris Martin i grupit Coldplay.



















You must be logged in to post a comment Login