Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Shaci hajde ma”, kështu i thërrasin mërgimtarët Bledi Racaj e Dafina Dauti në këngën e re

“Shaci hajde ma”, kështu i thërrasin mërgimtarët Bledi Racaj e Dafina Dauti në këngën e re

Sezoni veror ka filluar me një sërë projektesh muzikore, me bashkëpunime që po shfaqen gjithnjë e më shumë në skenë.

Këngëtarët Bledi Racaj dhe Dafina Dauti, për herë të parë, kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e tyre më të ri muzikor, titulluar “Shaci hajde ma”. Kjo këngë ka një atmosferë verore dhe vë në qendër temën e Diasporës, duke synuar të përcjellë emocionet e rikthimit në vendlindje gjatë pushimeve.

Tekstin e këngës e ka realizuar Blerina Racaj, ndërsa muzika është kompozuar nga Miri Racaj. Orkestrimi është përgatitur nga Drinor Zymberi, huku realizimi vizual është mbështetur nga DreamsFilm.

<

“Shaci hajde ma” është pritur me entuziazëm që në minutat e para pas publikimit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Ky projekt konsiderohet si një prej atyre që mund të shënojë sezonin veror të këtij viti.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement