Sonte në emisionin “Rubikon” u diskutua rreth kompetencave të ushtruesit të detyrës së presidentit.
Autori i emisionit, Adriatik Kelmendi, ngriti një pyetje të rëndësishme: “Si mundet një president që nuk ekziston, por vetëm ushtruesi i detyrës, të mandatojë qeverinë?”.
Opinionistja Anita Shabani skicoi situatën ligjore, duke theksuar se ushtruesi i detyrës ka të drejtat e plota të një presidenti, sipas Kushtetutës.
Ajo shpjegoi se në Kushtetutë nuk parashikohen kufizime për të drejtat e ushtruesit të detyrës. Sipas saj, ai mund ta ushtrojë detyrën për maksimumi gjashtë muaj pa ndonjë pengesë. Këto komente u bënë nga Shabani në Klan Kosova.



















You must be logged in to post a comment Login