Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shabani: Marrëveshja me LDK-në, e favorshme për Kurtin në këtë situatë (VIDEO)

Shabani: Marrëveshja me LDK-në, e favorshme për Kurtin në këtë situatë (VIDEO)

Analistja Anita Shabani ka shprehur mendimin se, në kontekstin aktual politik në vend, Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, mund të përfitojnë nga një marrëveshje bashkëqeverisëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Gjatë emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova, Shabani theksoi se një bashkëpunim mes VV-së dhe LDK-së do ta lehtësonte menaxhimin qeveritar. Ajo sqaroi se nëse ndodhte një bashkëqeverisje, përgjegjësia politike do të ndahej më lehtë në rast të vendimeve apo shkarkimeve ministrore.

“Është shumë e favorshme për zotin Kurti të bashkëpunojë me LDK-në në këtë situatë. Në rast të një marrëveshjeje, do të ishte më e lehtë të shkarkohej secili ministër dhe asnjë nuk do të merrte përgjegjësi”, u shpreh ajo. Shabani gjithashtu përmendi se nuk ka pasur ndryshime të dukshme, duke përmendur heshtjen e Kurtit dhe disa deklarata të opozitës, që sipas saj, do duhej të ishin të kundërta.

<

Për më shumë detaje, ndiqni deklaratat e saj të plota.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement