Policia në Durrës ka njoftuar se ka realizuar kontrolle në zonat turistike për të monitoruar nivelin e zhurmave në lokale dhe ambiente ku ofrohet muzikë.
Këto kontrolle janë në përputhje me detyrat e përcaktuara në planin e masave për sigurimin e rendit publik gjatë sezonit turistik veror.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, policia ka kryer matje me ndihmën e matësve të zhurmës në disa ambiente, si të hapura ashtu edhe të mbyllura, për të verifikuar nëse ata respektojnë kufirin e lejuar të zhurmës.
Sipas njoftimit, “matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.”
Përveç kësaj, janë kryer kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar të transmetimit të muzikës në ambiente të hapura, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.



















You must be logged in to post a comment Login