Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Ashtu siç kishte paralajmëruar disa ditë më parë Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, është lansuar projekti i tij më i ri muzikor. Kjo këngë, titulluar “Nana”, vjen si pjesë e premtimit të Selvijës për të sjellë në dritë krijimet që Shpati i la përgjysmë dhe që nuk arriti t’i publikonte gjatë jetës së tij.

“Nana” është publikuar zyrtarisht në kanalin YouTube dhe ka prekur menjëherë zemrat e fansave, duke rikthyer zërin e artistit që u nda nga jeta herët.

Një nga aspektet më emocionuese të këtij lançimi është videoklipi, i cili është realizuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Në këtë video, Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke krijuar një imazh shumë prekës.

<

Ky projekt është planifikuar të jetë vetëm një nga një sërë krijimesh që Selvija ka në mendje për të ndarë me publikun, me qëllimin për të mbajtur gjallë trashëgiminë muzikore dhe kujtimin e artistit të dashur për publikun shqiptar.

Dëgjojeni këngën në linkun më poshtë!

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement