Selvija, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka publikuar një këngë të papublikuar më parë, të cilën artisti ia kishte dedikuar nënës së tij. Pas ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka punuar me përkushtim që ky projekt muzikor të finalizohej dhe të publikohej, duke e konsideruar një dhuratë të veçantë për nënën e këngëtarit.
Përveç kësaj, ajo ka realizuar një fotografi simbolike, ku Shpati paraqitet me krahë engjëlli duke përqafuar të ëmën. Kjo fotografi i jep projektit një dimension emocional dhe përkujtues.
Kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.



















You must be logged in to post a comment Login