Pas fitores në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, Selin dhe Gimbo po shfaqin një angazhim të ri për lidhjen e tyre jashtë shtëpisë.
Kjo çift i njohur ka bërë një hap domethënës duke filluar bashkëjetesën. Burime të besueshme për Prive, nga Liberta Spahiu, konfirmojnë se ata kanë filluar të ndajnë të njëjtën shtëpi në Tiranë.
Megjithëse Gimbo është vazhdimisht i angazhuar për shkak të aktiviteteve të tij, kryeqyteti po bëhet një vend ku ai kalon gjithnjë e më shumë kohë.
Çifti po gjen mundësi për të kaluar kohë së bashku, duke shijuar lidhjen e tyre mes pushimeve dhe koncerteve, para fillimit të sezonit veror.
Kjo tregon se romanca e tyre po funksionon mirë edhe në jetën reale, përtej kamerave.
Be the first to comment