Dogana e Kosovës ka realizuar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës, gjatë të cilit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, këto mallra mbanin shenja të markave të njohura ndërkombëtare, me një vlerësim të përafërt prej rreth 200 mijë eurosh.
Produktet e sekuestruara tani janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse. Po ashtu, ndaj rastit po zhvillohen procedura ligjore përkatëse.
Dogana e Kosovës njofton se veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar individët përgjegjës. Institucionet e zbatimit të ligjit janë të angazhuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, biznesit të ligjshëm dhe interesit publik. Rasti mbetet nën hetime.















You must be logged in to post a comment Login