Opinionisti Dardan Sejdiu, gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, shprehu besimin se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të lirohen më 16 shtator.
Ai theksoi se partitë politike nuk kanë interes për një zgjidhje të çështjes së institucioneve para kësaj date. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po kalkulon gjithashtu në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale.
“Nuk ka nguti. LVV dhe PDK nuk janë të interesuara për të pasur një zgjidhje për temën e institucioneve para datës 16 shtator. Besoj se zoti Kurti është duke kalkuluar edhe me vendimin e Gjykatës,” deklaroi Sejdiu.
Ai shprehu bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen. “Besoj se zoti Thaçi, zoti Veseli, zoti Krasniqi dhe zoti Selimi do të dalin të lirë më 16 shtator. Mendoj se ky ka qenë një prej budallaqeve më të mëdha në këtë proces, pasi për çfarë janë ftuar atje është dëshmuar se nuk ka ndodhur. Nuk shoh ndonjë mënyrë se si të mos dalin të lirë. Ky vendim pritet nga të gjitha partitë politike,” tha ai.
Sipas Sejdiut, deri në atë kohë, Kosova nuk pritet të ketë president të ri, e cila do të vazhdojë me një ushtrues detyre të presidentit.



















You must be logged in to post a comment Login