Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Seanca u thirr të shtunën – a e shkeli Avni Dehari Kushtetutën? (VIDEO)

Seanca u thirr të shtunën – a e shkeli Avni Dehari Kushtetutën? (VIDEO)

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e parashikuar për nesër. Ai theksoi se afati kushtetues për përfundimin e këtij procesi skadon sot në mesnatë.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kryeziu nënvizoi se Kushtetuta përcakton qartë kohën brenda të cilës duhet të konstituohet parlamenti. Ai bëri të ditur se Neni 66 i Kushtetutës e sanksionon këtë afat, duke specifikuar se, pas shpalljes së zgjedhjeve zyrtare, parlamenti duhet të mblidhet brenda 30 ditësh.

Kryeziu shpjegoi se konstituimi i parlamentit nuk fillon në ditën e 30-të, por duhet të përfundojë brenda këtij afati. Ai e vlerësoi situatën aktuale si të paprecedentë, duke theksuar se kishte mundësi për ta konstituar parlamentin brenda një periudhe më të shkurtër.

“Ka pasur mundësi të përfundohet brenda 30, 15 apo edhe 10 ditësh,” tha ai. Kryeziu rikujtoi se një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese e definon qartë këtë proces, duke e cilësuar si një urdhër.

Ai theksoi se vendimi i Gjykatës është detyrues dhe se shkelja e tij do të kishte pasoja të rëndësishme juridike. “Deputetët kanë obligim që ta konstituojnë parlamentin brenda 30 ditëve,” përfundoi Kryeziu.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement