Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Seanca me 6 gusht, Çitaku: Te shohim si do sillet VV me Listën Serbe, herën e kaluar kishin dakordim

Seanca me 6 gusht, Çitaku: Te shohim si do sillet VV me Listën Serbe, herën e kaluar kishin dakordim

Pasi U.D. Presidentja Albulena Haxhiu caktoi seancën konstituive të Kuvendit për 6 gusht, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur interesin për veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Listën Serbe.

Çitaku theksoi se seanca konstituive është me karakter formal dhe solemn, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit dhe akteve të tjera normative. Ajo vuri në dukje rëndësinë e kësaj seance, ku do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, duke u shprehur: “Të shohim si do të sillen në raport me Listën Serbe. Herën e kaluar kihet propozim nga komunitetet jo shumicë, por të gjithë e dimë se ata kanë një dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje.”

Pas konstituimit të Kuvendit, sipas Çitakut, fillon një fazë e re politike. Ajo vlerësoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mundësi të arrijë marrëveshje me deputetë të tjerë.

“Do të shohim agjendën, por pastaj hyjmë në një kalendar të ri. Albin Kurti ka ende kohë, pasi përveç PDK-së, ka edhe 98 deputetë të tjerë në Kuvend me të cilët mund të arrijë marrëveshje,” tha ajo.

Çitaku gjithashtu kritikoi qasjen e Kurtit ndaj ndarjes së pushtetit, duke theksuar se ai duket më i gatshëm të bashkëpunojë me subjektet joshqiptare sesa me partitë shqiptare.

“Është pak e çuditshme se si Albin Kurti nuk e ka problem të ndajë as pushtet, as përgjegjësi me subjektet e tjera joshqiptare. Disa nga këto subjekte kanë vetëm 3 mijë vota dhe janë të përfaqësuara në Kuvend me një deputet, e ai nuk e ka problem të negociojë me ta e t’u japë ministri. Por, e ka problem ta ndajë pushtetin me partitë shqiptare,” përfundoi Çitaku.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement