Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

 “S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet” – Daka ‘godet’ Vetëvendosjen (VIDEO)

 “S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet” – Daka ‘godet’ Vetëvendosjen (VIDEO)

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka shprehur shqetësim mbi situatën aktuale në Kuvend, duke e konsideruar atë si një shkelje kushtetuese.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Daka theksoi se shkelja është evidente dhe se për ta kuptuar këtë situatë nuk është e nevojshme të jesh jurist.

Ajo shpjegoi se situata është e qartë, duke vënë në dukje se, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të ishte konstituar brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Daka sqaroi se kjo afat nuk është respektuar, pasi ka kaluar data 7 gusht.

Për Dakan, vendi aktualisht ndodhet në një gjendje që nuk përputhet me kushtetutën. Ajo e përfundoi deklaratën e saj duke ripërsëritur se shkelja kushtetuese është e dukshme dhe situata është alarmante.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement