Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën, gjatë një samiti të NATO-s, se ka urdhëruar Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, që të ndalojë të gjithë tregtinë me Spanjën. Ai e quajti Madridin një “partner të tmerrshëm” në aleancë.
Gjatë fjalës së tij, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump shprehu vendosmërinë për të mos bërë biznes me Spanjën, sipas raportimeve të Reuters, që transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan ka shprehur vazhdimisht zhgënjimin e tij ndaj Spanjës, e cila nuk është pajtuar me objektivin e ri të NATO-s për shpenzime të mbrojtjes prej 5% të PBB-së. Gjithashtu, udhëheqja socialiste në Madrid refuzoi t’i lejojë ShBA-së përdorimin e hapësirës ajrore dhe bazave të saj për operacionet në Iran.
“Urdhërova që të mos bëjmë asnjë tregti me ta, a e kupton?” i tha Trump Bessentit, i cili u përgjigj me një “Po, zotëri.”
Ai shtoi: “Merreni menjëherë, as mos u flisni atyre. Ata janë të pashpresë. Ata janë njerëz të këqij. Fitojnë shumë para me ne, dhe do ta shohim se do të fitojnë shumë më pak. Nuk dua të kem asnjë biznes me ta.”
Shtetet e Bashkuara disponojnë dy baza ushtarake të rëndësishme në Spanjë: Stacionin Detar Rota dhe Bazën Ajrore Moron.
Be the first to comment