Juristi Lekë Sahatçiu ka bërë të ditur se rreth 50 për qind e fermerëve të Kosovës sjellin qumështin e tyre në fabrikën përpunuese të qumështit, VITA. Ai e theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i besimit që fabrika ka ndërtuar me kalimin e viteve, si te fermerët ashtu edhe te konsumatorët.
Sahatçiu njoftoi në një konferencë për media se VITA, e cila ka 20 vjet që operon në treg, ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e industrisë së qumështit. Ai theksoi se fabrika ka përmirësuar marrëdhëniet me fermerët, që janë partnerët e saj më të rëndësishëm.
“Statistikisht, fabrika e qumështit VITA pranon qumësht nga të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës. Rreth 50 për qind e fermerëve sjellin qumësht te ne, dhe ne e grumbullojmë atë,” shpjegoi ai. Sipas tij, ky rezultat reflekton besimin që fermerët dhe konsumatorët kanë ndaj fabrikës.
Sahatçiu nënvizoi se VITA është e hapur dhe transparente në veprimtarinë e saj, madje sugjeroi që institucionet mund të hapin një zyrë brenda fabrikës për të verifikuar proceset, duke mos pasur asgjë për të fshehur.
“Dëshirojmë të sqarojmë se nuk kemi pasur hezitime për të u inspektuar nga AVUK-u ose ndonjë institucioni tjetër. Ne gjithmonë jemi në koordinim me ta dhe kemi bashkëpunim të ngushtë,” tha ai. Ai e shtoi se janë të gatshëm për të lejuar inspektime të mëtejshme, nëse është e nevojshme, për të theksuar transparencën e procesit të tyre.
Be the first to comment