Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Sa paguhen donatorët në shtatzëni si të Julit? Këto janë shifrat nëpër botë

Sa paguhen donatorët në shtatzëni si të Julit? Këto janë shifrat nëpër botë

Debati mbi shtatzëninë pa partner, i ngjallur nga rastet si ai i Juliana Nurës, ka hapur një diskutim të gjerë në shoqërinë tonë. Ndërsa ne vazhdojmë të reflektojmë mbi drejtësinë e kësaj praktike, vendet europiane kanë krijuar struktura ligjore të qarta për ta rregulluar këtë fushë.

Në Greqi, për shembull, donatorët paguhen si një nga më të mirët në Europë. Edhe pse ligjërisht konsiderohet si kompensim, ata mund të fitojnë nga 200 deri në 1,200 euro, varësisht nga klinika dhe numri i dhurimeve. Një faktor atraktiv është ligji i rreptë i anonimitetit, që siguron se identiteti i dhuruesve mbetet i fshehtë dhe ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi ndaj fëmijëve.

Spanja ndjek një model të ngjashëm, ku dhurimi konsiderohet një akt altruist dhe shitja e spermës është e jashtëligjshme. Klinikat spanjolle ofrojnë kompensim prej rreth 30 deri në 50 euro për vizitë, duke e çuar shumën totale të dhurimit deri rreth 900 euro. Po ashtu, identiteti i donatorëve mbrohet me ligj.

<

Nga ana tjetër, në Suedi, rregullat janë ndryshuar drastikisht. Në vitin 2016, Suedia miratoi ligjin që lejonte gratë beqare, si rastin e Julit, të kenë qasje të plotë në trajtimet me spermë të dhuruar. Ky vend ishte gjithashtu i pari që hoqi konceptin e donatorëve anonimë, duke lejuar që kur fëmija mbush 18 vjeç, ai të kërkojë informacionin e dhuruesit. Pagesat atje janë shpesh rimbursim shpenzimesh, duke filluar nga 40 euro.

Në Gjermani, anonimiteti është i ndaluar gjithashtu. Fëmijët e lindur nga dhurimet kanë të drejtë të njohin origjinën e tyre biologjike sapo të arrijnë 16 vjeç. Klinikat gjermane shpërblejnë donatorët me rreth 80 deri në 130 euro për vizitë.

Pavarësisht nëse ligji mbron fshehtësinë si në Greqi e Spanjë ose jep të drejtën për të njohur origjinën si në Suedi e Gjermani, një element përbashkues është se donatorët nuk kanë asnjë detyrim financiar apo prindëror. Ndërsa vendet europiane kanë avancuar me ligjet e tyre, diskutimi mbi këtë çështje në vendin tonë ende vazhdon pa përfundim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement