Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Sa paguan Taylor dhe Travis për lejen dhe policinë në dasmën e tyre?

Sa paguan Taylor dhe Travis për lejen dhe policinë në dasmën e tyre?

Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me detaje që po tërheqin interesin e publikut. Këtë herë, në fokus është shuma që këngëtarja e njohur pagoi për organizimin e ceremonisë në Madison Square Garden në Nju Jork.

Sipas kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, Taylor Swift shpenzoi mbi 160 mijë dollarë për lejen e organizimit të dasmës. Kjo tarifë përfshinte gjithashtu kostot për orët shtesë të punës së policisë dhe shërbimeve të tjera të nevojshme për ngjarjen.

Gjatë një konference për shtyp, Mamdani u pyet nëse artistja do ta rimbursonte qytetin për shpenzimet e angazhimeve shtesë të policisë. Ai u përgjigj me një ton humoristik, duke theksuar se Taylor Swift e kishte paguar tashmë kostot e lejes, e cila u miratua vetëm disa ditë para eventit.

Në Nju Jork, lejet për aktivitete private në shkallë të gjerë janë të detyrueshme, veçanërisht kur kërkohet mbyllja e rrugëve dhe angazhim shtesë të shërbimeve publike. Organizatori është përgjegjës për të gjitha kostot që tejkalojnë funksionimin normal të administratës.

Megjithatë, ndonëse shuma prej 160 mijë dollarësh është e konsiderueshme, ajo përbën vetëm një pjesë të vogël të kostos totale të dasmës, e cila estimon të jetë në dhjetëra miliona dollarë.

Ceremonia e martesës u zhvillua më 3 korrik në Madison Square Garden, nën masa të rrepta sigurie dhe privatësie. Eventi mblodhi rreth 1,000 të ftuar, me bllokime rrugësh përreth arenës dhe një numër të gjerë efektivësh policie.

Gjatë ceremonisë, performuan emra të njohur si Paul McCartney, Stevie Nicks, Ciara dhe Fergie. Të pranishmëve iu ndalua përdorimi i telefonave celularë dhe ata u kërkuan të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement