Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi ka ndarë së fundmi një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke rrëfyer për humbjen e një shtatzënie. Ajo përshkruan këtë periudhë si të dhimbshme, por gjithashtu thekson se nuk e humbi kurrë shpresën.
Rruga drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë nënë ishte e vështirë dhe kërkonte shumë forcë, durim dhe besim, siç tregon vetë Ryva. Sot, ajo shpreh mirënjohje për dy fëmijët e saj, të cilët i quan “drita e syve”. Ky moment e konsideron si bekimin më të madh pas sfidave të kaluar.
Me rrëfimin e saj, Ryva përcjell një mesazh pozitiv për ata që përballen me situata të ngjashme, duke i inkurajuar të mos dorëzohen dhe të besojnë se ditë më të mira do të vijnë.



















You must be logged in to post a comment Login