Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rutte: Kosova partner i rëndësishëm i NATO-s, prioritet mbetet forcimi i KFOR-it

Rutte: Kosova partner i rëndësishëm i NATO-s, prioritet mbetet forcimi i KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vlerësuar përparimin e situatës së sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar vendin si një partner të rëndësishëm të Aleancës.

Ai theksoi se fokusi aktual i NATO-s është ruajtja e stabilitetit dhe garantimi i një pranie efektive të misionit paqeruajtës KFOR.

I pyetur për mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s në të ardhmen, Rutte shpjegoi se statusi i Kosovës përbën një sfidë, pasi disa vende anëtare të NATO-s ende nuk e njohin pavarësinë e saj. Ai theksoi se, megjithatë, Kosova mbetet një partner i rëndësishëm.

“Natyrisht, Kosova është një partner i rëndësishëm, por disa vende nuk e njohin atë, prandaj ekziston ky ndërlikim. Gjëja më e rëndësishme tani është që të sigurojmë që KFOR-i të jetë sa më i fortë,” deklaroi Rutte në hyrje të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s.

Ai gjithashtu nënvizoi se sipas vlerësimeve të NATO-s, situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Për këtë arsye, NATO ka vendosur që numri i trupave të KFOR-it të rikthehet në nivelet e para vitit 2023.

Aktualisht, rreth 4.700 ushtarë të KFOR-it janë të dislokuar në Kosovë. Në varësi të zhvillimeve në terren, prania e misionit pritet të mbetet e konsiderueshme, me rreth 3.000 deri në 3.500 trupa.

Rutte theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në përputhje me mandatin dhe kornizën aktuale ligjore, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement