Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rruga Prizren-Tetovë, temë diskutimi mes Bashës dhe homologut të tij maqedonas

Rruga Prizren-Tetovë, temë diskutimi mes Bashës dhe homologut të tij maqedonas

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, dhe Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, kanë zhvilluar një takim në Shkup të mërkurën.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për projekte strategjike si rruga Prizren-Tetovë dhe tuneli që do të lidhë dy vendet. Sipas njoftimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, projekti i rrugës Prizren-Tetovë është tashmë në fazë përgatitore, me ekipet teknike që po punojnë për hartimin e tij. Basha nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të kësaj bashkëpunimi, për të përfunduar sa më shpejt procesin e projektimit dhe për t’u kaluar në procedurat për kontraktim dhe realizim. Ai theksoi se ky projekt do të shkurtojë ndjeshëm distancën ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës, duke krijuar një korridor ekonomik të rëndësishëm midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministri Basha përmendi gjithashtu edhe përparimin e lidhjeve të tjera rrugore dhe hekurudhore, duke përfshirë autostradën Prishtinë-Shkup dhe rikthimin e komunikacionit hekurudhor. Ai gjithashtu njoftoi për funksionalizimin e një stacioni të përbashkët hekurudhor kufitar, të njohur si “One Stop Shop”.

Pas takimit, Nikoloski theksoi rëndësinë e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë si një lidhje kyçe për transportin ndërmjet dy vendeve, e cila do të kontribuonte në një transport më të shpejtë dhe më të sigurt, si dhe në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Ai gjithashtu komentoi mbi projektin e rrugës Tetovë-Prizren, i cili ka për qëllim të avancojë lidhjet infrastrukturore dhe mobilitetin rajonal.

Nikoloski njoftoi se grupet e punës të dy vendeve do të vazhdojnë të punojnë për përfundimin e projektimit, me synimin për të nënshkruar marrëveshjet ndërshtetërore për zbatimin e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement