Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar një rritje të re, pak më pak se një muaj pas heqjes së Bordit të Transparencës. Sipas raportimeve të A2 CNN, aktualisht, një litër naftë shitet me çmimin 198 lekë, ndërsa benzina arrin në 188 lekë për litër.
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë çuar në rritjen e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, ndikim i cili është reflektuar menjëherë në tregun shqiptar. Shqipëria mbetet vendi me çmimet më të larta të karburanteve në rajon dhe një nga vendet me çmimet më të larta në Evropë.
Sipas statistikave, Shqipëria është vendi i parë në rajon për çmimin më të lartë të naftës, e shtata në Evropë dhe e dhjeta në botë. Ajo i kalon vende si Irlanda dhe Monako, që janë të njohura për pasurinë e madhe të popullsisë së tyre.
Në nivel botëror, Hong-Kongu përmendet si vendi me çmimin më të lartë për një litër naftë, duke arritur mbi 3.77 euro për litër.
Be the first to comment