Sot, më 26 qershor, 26,600 maturantë nga e gjithë Shqipëria po zhvillojnë testin përfundimtar të Maturës Shtetërore 2026. Ky provim fillon në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Për këtë qëllim, janë ngritur 144 qendra testimi në shkolla në të gjithë vendin.
Procesi mbështetet nga 2,087 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve.
Autoritetet arsimore kanë bërë thirrje për respektimin rigoroz të rregullave gjatë zhvillimit të provimit. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës deri në orën 08:30, të kenë me vete kartën e identitetit dhe të jenë të veshur sipas rregullores, përfshirë uniformën e shkollës ku aplikohet.
Përdorimi i telefonave celularë dhe orëve inteligjente gjatë testimit është i ndaluar. Maturantët janë të inkurajuar që të tregojnë korrektësi dhe përqendrim maksimal gjatë këtij procesi.



















You must be logged in to post a comment Login