Ekskavatori i angazhuar nga Komuna e Prishtinës ka rrënuar një shtëpi të ndërtuar në rrugën A për më shumë se dy dekada.
Pronarja e këtij objekti e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të të drejtave të saj nga autoritetet e kryeqytetit. Ajo akuzon se nuk ka marrë informacione për 26 vjet, sipas raportimeve nga Klan Kosova.
Kjo familje nuk është e vetmja që ka shprehur shqetësime. Edhe banorë të tjerë theksuan se inspektorati mund të kishte ofruar mundësi të tjera për ta.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi duke sqaruar se kjo tokë është pronë publike dhe që shtëpia ishte e ndërtuar pa leje.
Shqipe Berisha-Maxhuni, pronarja e shtëpisë, theksoi se kjo nuk është hera e parë që familja e saj përballet me rrezikun e shembjes së objektit. Sipas saj, vitin e kaluar ata ishin të detyruar të braktisnin vendbanimin për shkak të frikës që mund të shembej si pasojë e dëmtimeve.
Për më shumë detaje, ndiqni kronikën më poshtë.
Be the first to comment