Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar se vila e terroristit serb, Milan Radoiçiq, duhet të rrënohet, pasi konsiderohet një ndërtim pa leje.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi theksoi se në Kosovë ekzistojnë rreth 352 mijë objekte ndërtimi pa leje.
Ai shprehu mendimin se “vila e Milan Radoiçiqit duhet të rrënohet, sepse është objekt ilegal. Ligji për ndërtim dhe ai për ujëra e ndalojnë këtë. Është e vërtetë që shumë nga këto objekte duhet të prishen, por duhet të respektohen rregullat.”
Sipas Kajtazit, ish-ministri i Ambientit, Liburn Aliu, kishte deklaruar më 8 dhjetor 2022 se 75% e objekteve të banimit dhe afarizmit në vend janë ndërtuar pa leje.
Be the first to comment