Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas me dyshimin se ka kryer dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy femra të tjera kosovare. Njëra nga viktimat ka marrë tretman mjekësor për lëndimet që ka pësuar.
Raporti gjithashtu thekson se i dyshuari ka dëmtuar orenditë shtëpiake dhe ka tentuar t’ia vërë flakën shtëpisë, duke shkaktuar lëndime edhe për vete.
<
Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKMF, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Be the first to comment