Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rrahje në Lipjan, 8 persona përfundojnë në QKUK

Rrahje në Lipjan, 8 persona përfundojnë në QKUK

Një incident ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e një konflikti fizik, tetë persona kanë përfunduar në spital.

Arsyet e kësaj ngjarjeje ende nuk janë të qarta.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, raportoi se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Ajo njoftoi se tetë individë nga Lipjani kanë mbërritur në QKUK me lëndime trupore. Njëri prej tyre është pranuar për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa dy të tjerë ndodhen për momentin në observim, duke pritur disa ekzaminime të mëtejshme.

Të lënduarit e tjerë, pas marrjes së trajtimit, janë liruar nën përcjellje të policisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement