Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rrahje me thikë e shkop në Ferizaj, 30 ditë paraburgim për të miturin

Rrahje me thikë e shkop në Ferizaj, 30 ditë paraburgim për të miturin

Gjykata Themelore në Ferizaj, përmes departamentit të saj për të mitur, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të mituri. Ky vendim u mor pas dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale që përfshijnë pjesëmarrje në rrahje dhe dëmtim të pasurisë.

Sipas komunikatës, ekzistojnë prova se më 13 gusht 2026, rreth orës 06:10, në një rrugë në Ferizaj, i mituri ka marrë pjesë në një rrahje, ku ka rezultuar me lëndime të rënda trupore. Rrahja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme ndërmjet dy të pandehurve, A.A. dhe A.Sh., e cila kishte ndodhur një vit më parë në Zvicër. Pasi e vërejtën të dëmtuarin, ata e përcollën me veturën e tyre. Kur e takuan, ndaluan dhe me shpejtësi dolën nga vetura, ku i pandehuri D.A. e goditi të dëmtuarin me një thikë në abdomen. I pandehuri A.A. e goditi me grushta dhe shqelma, ndërsa i mituri e goditi disa herë me një shkop druri në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Për pasojë, i dëmtuari kërkoi ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas u transferua në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Po ashtu, gjatë të njëjtës ngjarje, i mituri ka dëmtuar pasurinë e të dëmtuarës “H.P.”, konkretisht derën dhe inventarin e biznesit të saj. Pas përleshjes fizike me A.Sh., i mituri, së bashku me D.A. dhe A.A., përdori një shkop druri për të goditur derën dhe inventarin, duke shkaktuar dëme materiale.

Kjo masë e paraburgimit është caktuar për një periudhë prej 30 ditësh.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement