Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ronela anulon të gjitha aktivitetet muzikore, arsyeja do ju emocionojë

Ronela anulon të gjitha aktivitetet muzikore, arsyeja do ju emocionojë

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka njoftuar se do të anulojë aktivitete muzikore të planifikuara për këtë fundjavë, me qëllim të shprehjes së solidaritetit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar se publikimi i këngës së saj të re, e cila është një bashkëpunim me Capital T, do të shtyhet për ditën e hënë. Gjithashtu, ajo ka anuluar edhe koncertet dhe ngjarjet e tjera që ishin parashikuar gjatë fundjavës.

Ronela thekson se ky vendim është një shenjë respekti për ngjarjet e fundit që po tronditin vendin. Ajo shprehet se si një artiste e pavarur, ndjen se kjo është një mënyrë e vogël për të nderuar popullin që e ka mbështetur gjatë karrierës së saj.

Në përfundim, këngëtarja u ka bërë thirrje ndjekësve dhe qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sot në orën 18:00. Ajo shprehet optimiste se do të ketë kohë për muzikë dhe kërcim në të ardhmen.

“Do kemi kohë për të kërcyer e për të dëgjuar muzikë gjithë kohës. Btw sot në 18:00 ka protestë, shihemi,” përfundon mesazhi i Ronelës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement