Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Robert Aliaj shpërthen ndaj Mimoza Ahmetit: U shit për lekë…

Robert Aliaj shpërthen ndaj Mimoza Ahmetit: U shit për lekë…

Hyrja e poetes Mimoza Ahmeti në reality show-n “Ferma VIP” ka shkaktuar reaksione të shumta në publik. Një nga zërat më kritikë është artisti Robert Aliaj, i cili ka shprehur mendime të ashpra ndaj saj.

Në një deklaratë të fundit, Aliaj ka theksuar se të qenit poet nuk nënkupton automatikisht të qenit intelektual. Sipas tij, një intelektual i vërtetë nuk duhet të bëjë kompromise me vulgaritetin dhe as të bëhet pjesë e formateve që ai i konsideron të papërshtatshme.

“Të jesh poet nuk është kusht që të jesh intelektual. Këtë duhet ta ndajmë! Intelektualët nuk bëjnë kompromise me vulgaritetin. Intelektuali është një zgjedhje në jetë, është, si të thuash, ADN-ja jote,” tha ai.

<

Aliaj vazhdoi duke theksuar se një individ që ka ndërtuar një figurë publike dhe intelektuale për shumë vite, nuk duhet ta cenojë atë për arsye financiare.

“Nuk bën dot siç duan të tjerët, të bëhesh si të tjerët. Aty dallohet një intelektual! Nuk duhet të jetë pjesë e llumit. Për mua, është e papranueshme që një njeri që ka ndërtuar diçka në publik të shitet për lekë,” përfundoi ai.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement