Që kur u njoftua se Princ Harry dhe Meghan Markle planifikojnë të rikthehen në Britani, Princ William dhe Princesha Kate nuk kanë bërë asnjë koment publik. Marrëdhëniet mes dy çifteve vazhdojnë të jenë të tensionuara, megjithatë, sipas një burimi pranë William dhe Kate, ekziston mundësia që situata të përmirësohet me kalimin e kohës.
Momentalisht, çifti po ndjek një qëndrim të kujdesshëm dhe shmang reagimet e nxituara. “Ata po ndjekin zhvillimet. Kjo është një çështje private dhe nuk ndiejnë nevojën të thonë diçka publikisht,” tha burimi.
Nëse dy çiftet arrijnë të pajtohen, procesi pritet të jetë i ngadaltë, për shkak të një ndjenje të thellë tradhtie që vazhdon të ekzistojë. Vetëm javën e kaluar, burime të tjera raportuan se princat William dhe Harry vazhdojnë të mos kenë kontakte, dhe William, për momentin, nuk është i gatshëm ta ndryshojë këtë situatë.
Ndërkohë, një burim nga Pallati ka folur për periudhat e vështira që William dhe Kate kanë përjetuar privatisht gjatë viteve të fundit, përfshirë problemet shëndetësore të princeshës. Në janar 2025, Kate njoftoi se sëmundja e saj ishte në remision, pas trajtimit të realizuar gjatë vitit 2024.
“Ata kanë kaluar shumë,” tha burimi, duke theksuar se përparësitë kryesore të çiftit janë detyrat mbretërore, tre fëmijët e tyre dhe rikuperimi i Kate. “Ata kanë përmbushur detyrën e tyre, siç dinë ta bëjnë mirë, dhe e kanë mbajtur familjen të bashkuar. Çdo gjë tjetër, nga këndvështrimi i tyre, nuk është vendimtare,” shtoi burimi.
Megjithatë, koha mund t’i sjellë përsëri përballë njëri-tjetrit katër anëtarët e grupit që dikur njihej si “Fab Four”: Princin William, Princeshën Kate, Princin Harry dhe Meghan Markle. “Do të ketë moments të pashmangshme kur rrugët e tyre do të kryqëzohen, dhe të gjithë do të vëzhgojnë se si do të zhvillohen këto takime,” përfundoi burimi.
Sipas ekspertëve të familjes mbretërore të cituar nga Marie Claire Greece, dy persona mund të luajnë rol në afrimin e Princit William me Princin Harry.
Be the first to comment