Aktorja e njohur kosovare, Shota Baraliu, ka bërë rikthimin e saj në ekran pas një periudhe mungese. Ajo ka folur hapur për jetën e saj personale gjatë emisionit “Weekend” në Klan Kosova.
Baraliu ka shprehur se është e hapur dhe e dashur me ata që e njohin, duke theksuar se sjellja e saj varet nga energjia që merr nga njerëzit e tjerë. Sipas saj, ndaj njerëzve të mirë është jashtëzakonisht e dashur, ndërsa me ata që nuk janë të tillë, ka tendencën të jetë më e vështirë.
“E kam ditur se me njerëzit e mirë kam qenë jashtëzakonisht e mirë. Jam e dashur, i bëj mirë dhe i bëj të qeshin. Ndërsa me ata që s’janë të mirë, di të jem edhe më e vështirë. Në përgjithësi, megjithatë, jam shumë e dashur për njerëzit,” tha ajo.
Aktorja gjithashtu ka folur për shkaqet e mungesës së saj në publik. Ajo ka sqaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye të veçantë për t’u distancuar, por kishte ndjerë nevojën për një pauzë.
“Nuk kam ndonjë arsye konkrete pse kam munguar, por erdhi një moment kur e ndjeva veten bajat. Nuk dua të dukem gjithmonë në televizion, sepse publiku mund të lodhet. Desha t’u jap mundësi të rejave në skenë. Kjo nuk do të thotë se e kam lënë profesionin,” shprehet Baraliu.
Ajo e theksoi se vazhdon të jetë aktive në profesion, por me një qasje të re.
Be the first to comment