Opinionisti Sali Rexhaj, në emisionin “Kosova Today,” ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i interesuar për postin e presidentit.
Rexhaj theksoi se ky qëndrim i Hamzës ka qenë i njohur që nga fillimi. Ai sugjeroi se “Bedri Hamza mund të arrijë të bëhet president vetëm nëse Albin Kurti pranon të ndajë pushtetin.” Sipas tij, Hamza është duke kërkuar këtë post, ndërsa Kurti, nëse dëshiron një marrëveshje me PDK-në, duhet të garanti 57 vota nga deputetët. Ai e përmendi se kjo është zgjedhja që përballet Hamza – të hyjë në koalicion ose të kalojë në opozitë dhe të mos diskutojë fare.
Rexhaj shprehu mendimin e tij dhe informatat që ka në lidhje me situatën politike.
Është e rëndësishme të përmendet se gjatë ditës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Hamzën, por sipas të dy liderëve, ky takim nuk prodhoi ndonjë marrëveshje politike.
Be the first to comment